Rruga e re drejt Kukesit

22/10/2009 12:20

Pas bllokimit te kalimit ne tunelin e rruges Durres- Kukes, pak kush nga drejtuesit e automjeteve ka preferuar te kaloje pergjate segmentit te vjeter qe zgjat deri ne 7 ore.

Pjesa me e madhe preferojne te kalojne 24 kilometrat e nje rruge te re dhe te rrezikshme te quajtur Qafa e Kumbulles.

Kjo rruge ka sherbyer per automjetet e kompanive ndertuese te autostrades per te lidhur dy anet e hyrjeve ne tunel ndersa me heret kjo rruge i ka sherbyer vetem kamioneve qe transportonin lende drusore.

Drejtuesit e furgoneve taksi kane nisur te nxjerrin fitime te konsiderueshme nga bllokimi i tunelit. Sepse te udhetosh nga kjo rruge ne drejtim te Tiranes dhe anasjelltas kushton nga 1.500 deri ne 2.500 leke per person.

Policia rrugore ka lajmeruar bllokimin e kesaj rruge per shkak te rrezikshmerise qe paraqet.

Ajo eshte e pashtruar, ka rrjedhje ujrash, shume e pjerret dhe shkon deri ne lartesine 1300 metra. Pavaresisht njoftimit per bllokim asnje punonjes i policise rrugore nuk ndodhet ne te dyja anet e rruges.

Top Channel