Prifti: Do te shitet “Albpetroli”

22/10/2009 14:00

Ministri i Energjetikës Dritan Prifti njoftoi se kompania publike e prodhimit të naftës ‘Albpetrol’ do nxirret shumë shpejt në shitje.

Prifti tha se privatizimi i ‘Albpetrol’ do të jetë një proces i shpejtë dhe qeveria shpreson që ta mbyllë atë përfundimisht brenda 6 mujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Sipas kreut të energjetikës, shitja e shpejtë e ‘Albpetrol’ diktohet nga menaxhimi i keq që sipas tij i është bërë kompanisë gjatë ketyre viteve.

Qeveria ende nuk e ka përcaktuar formulën e privatizimit, ndërkohë që shumë shpejt pritet që të kontraktohet edhe një kompani e huaj, e cila do të jetë konsulente e qeverisë për shitjen e ‘Albpetrolit’.  

Top Channel