" /> ">

“Gerdeci 2”, gjykata asnje vendim

22/10/2009 13:45

Gjykata e Tiranes nuk ka arritur dot te shprehet me vendim ne lidhje me kerkesat paraprake te avokateve dhe prokurorise ne ceshtjen “Gerdeci 2”.

Gjykatesi, Ridvan Hado pasi ka bere apelin ka konstatuar mungesen e avokateve te Adriatik Memes dhe Lavdi Shatros, cka ka sjelle edhe shtyrjen e procesit per javen e ardhshme.

Kur prokurori Genci Qano ka kerkuar pezullimin e afateve te paraburgimit per te arrestuarit dhe zevendesimin e avokateve me te tjere kryesisht, avokati i Delijorgjit Maks Haxhia replikoi me te duke deklaruar se prokuroria jep deklarata te qellimshme.

Megjithese gjyqi u shty per shkak te avokateve, i pyetur jashte salles nga Top Channel zoti Haxhia qe eshte njekohesisht edhe kreu i Dhomes se Avokatise deklaroi se nuk jane shkak avokatet qe gjyqet shtyhen, por shkaktare sipas tij eshte drejtesia.

Top Channel