Rama: Nuk terhiqemi, te hapen kutite

21/10/2009 15:25

Kryetari i opozites Edi Rama i dha pergjigje te menjehershme refuzimit qe shefi i qeverise i beri kerkeses se PS-se, per hapjen e kutive te votimit te 28 qershorit. (UPDATE)

Ai tha se argumentat qe solli kryeministri jane qesharake.

“Ne kerkojme te drejta te padiskutueshme te parlamentit, ku Berisha ka arritur te hape dosje, te cilat kane qene ne hetim te prokurorise”, theksoi Rama.

Zoti Rama tha se kerkesa e PS, per hapjen e kutive dhe hetimin parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit nuk eshte nje ceshtje juridike.

Rama theksoi se Shqipera eshte ne nje situate te papranueshme, ne nje kohe kur kutite po hapen kudo, si ne Greqine fqinje ashtu edhe ne nje vend si Afganistani.

Kryetari i opozites Edi Rama tha se me pergjigjen e sotme te kryeministrit, qe refuzoi kerkesen e PS-se per hapjen e kutive, kriza politika thellohet dhe palet largohen akoma me shume dialogu aq shume i domosdoshem ne sistemin demokratik.

Top Channel