Kombinat, banoret pa uje

21/10/2009 14:35

Banoret e rruges ‘Hazbi Serrani’ ne Kombinat kane shfrytezuar rastin kur kryetari i bashkise Edi Rama po inspektonte punimet per ndertimin e kanalit te ujerave te zeza ne kete lagje, per t’i shprehur atij nje sere shqetesimesh.

Ata ankohen se nuk kane uje dhe per vite me radhe kane patur probleme me kanalin e ujerave te zeza.

Kanali i ujerave te zeza ishte kthyer ne makth per keta banore pasi shpesh shkaktonte permbytje te zones dhe ndotje te ambientit.

Por mesa duket ky nuk eshte problemi i vetem qe ata kane. Kryetari i bashkise Rama i eshte pergjigjur banoreve duke kerkuar administrimin e ujesjellesit nga bashkia, deri me tani ne varesi te Ministrise se Puneve Publike.

“Qeveria del neper televione per te bere shfaqje firmash per vepra te medha kanalizash dhe kurre nuk u kujtua te beje kete kanalizim qe e ben kete lagje te pajetueshme”, tha Rama.

Me nje fond prej 47.5 milion leke eshte bere i mundur rikonstruksioni i kanalit me gjatesi 690 metra lineare, i cili do te perfshije kanalizimin e te gjithe ujerave qe rrjedhin ne shtrat te hapur duke i futur ato ne tubacion te mbyllur.

Top Channel