Fratini: Mbeshtesim Shqiperine

21/10/2009 14:45

Nje takim shume i frytshem dhe i rendesishem. Me keto fjale e percaktoi ministri italian i Puneve te Jashtme, Franko Fratini takimin qe zhvilloi me homologun e tij shqiptar Ilir Meta, i cili po zhvillon nje vizite dy ditore ne Itali.

Dy ministrat konfirmuan gjendjen e shkelqyer te marredhenieve mes dy vendeve dhe fushat e shumta te bashkepunimit. Sic pritej nje nder ceshtjet e prekuara ishte dhe ajo e liberalizimit te vizave per shqiptaret.

Shefi i diplomacise se Romes garantoi dhe nje here angazhimin e tij dhe tha se Shqiperia po i afrohet plotesimit te te gjithe kushteve teknike per te arritur liberalizimin e vizave. Ai vuri ne dukje se si po ndryshon tablloja nderkombetare.

“Perpara dhjete vjetesh ardhja e emigranteve te paligjshem nga Shqiperia ishte nje problem alarmues per sigurine, ndersa sot Shqiperia, qe ka derguar ushtare perkrah forcave tona ne Afganistan eshte nje vend qe prodhon siguri”, thote Fratini.

Fratini u angazhua qe te ngreje serish ceshtjen e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian mbledhjen e ardhshme te ministrave te Jashtem europiane, ne program me 26 tetor ne Luksemburg.

Top Channel