Proteste per Remzi Hoxhen

20/10/2009 11:45

Ne te njejten dite kur togat e zeza duhet te mbanin seancen e radhes ne gjykimin e ish-drejtuesve te sherbimit sekret vendas rrembimin e trefishte te Ziso Kristopullit e Avdyl Loshajt me pasoje zhdukjen e Remzi Hoxhes, familjaret e tij kane protestuar para Gjykates se Krimeve te Renda per te apeluar drejtesi dhe per te kerkuar per te disaten here, gjetjen e trupit.

Rreth 50 te aferm te Remzi Hoxhes kishin ardhur nga Kosova heret ne mengjes, mes tyre edhe femije te mitur qe mbanin ne duar pankarta dhe foto te biznesmenit zhdukja e te cilit ende eshte e mbuluar nga misteri.

Familjaret zgjedhin kete menyre per te komunikuar me shtetin shqiptar per te gjetur eshtrat e Remzi Hoxhes, pikerisht kur ne 21 tetor ai mbush 14 vjet i humbur.

Familjaret protestuan me pas para Ministrise se Drejtesise per t’i bere nje apel kreut te ketij institucioni Bujar Nishani.

Top Channel