Miss Black University eshte nje e bardhe

20/10/2009 14:30

Nikole Churchill ka shume ngjashmeri me presidentin amerikan, Barack Obama.

Pervecse eshte rritur ne Hawaii, 22-vjecarja eshte studente nga Hampton University,nje prej 80 kolegjeve historike te personave me ngjyre.

E gjate, e bukur, me sy e floke te zinj, me nene italiane dhe baba nga Guam.

Nikole theu nje tabu, pasi ne keto lloj kolegjesh kurre me pare nuk kishte fituar titullin e Miss, nje vajze e bardhe.

E gjithe kjo situate nuk kaloi pa protesta, ndaj Nicole-s iu desh qe t’i shkruante nje leter vete Obames.

“Kur mora kuroren ishte dita me e bukur e jetes sime. Nje grup studentesh dolen ne protesta fill pas kesaj”, thote ne letren derguar Obames.

Disa gazeta flasin per racizem, pasi Nikole eshte diskriminuar per shkak te lekures se saj shume te bardhe.

“Motivi i vertete i kesaj proteste pa sens eshte se une nuk jam afro-amerikane.
Ju ftoj te vini ketu per te me ndihmuar te bind koleget e mi qe te ndalen dhe te perqendrohen me teper te hapat perpara qe ka bere Amerika per te pranuar ndryshimin”, mbyll letren Nikole.

Po studentet e universitetit thone se nuk po protestohet per ngjyren, por per faktin se askush nuk e ka pare Nikole qe te jetoje ne te njejtin komunitet me ta dhe kete shoqeri me ndonje grup aty rrotull.

“Askush nuk e njeh dhe nuk na perfaqeson”, thone studentet protestues.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA