Afganistan, Karzait do t’i zbriten votat e fituara

19/10/2009 15:30

Nje panel qe po shqyrton ankesat per zgjedhjet presidenciale ne Afganistan ka arritur ne perfundimin se Hamid Karzai nuk ka marre votat e duhura per te fituar te drejten e qeverisjes se vendit.

Rezultatet paraprake te raundit te pare te publikuara ne muajin gusht tregonin se Karzai kishte fituar me shume se 50 perqind te votave, plus nje per te kaluar pragun ne menyre qe te shmangej balotazhi.

Por burime zyrtare deklaruan per mediat nderkombetare se perqindja e fituar nga Karzai ka ardhur ne renie pasi nje numer i konsiderueshem votash jane shpallur te pavlefshme.

Sipas rregullave zgjedhore, Karzai duhet te zhvilloje tani nje raund tjeter ndaj rivalit te tij Abdullah Abdullah. Ne raportin e tij te publikuar sot, Komisioni Elektoral i Ankesave ka urdheruar qe fletet e votimit ne 210 qendra zgjedhore te zbriten.

Paneli ka deklaruar gjithashtu se ka gjetur prova bindese per shkelje te shumta ne qendrat e votimit, te cilat ishin vendosur ne te gjithe vendin.

Top Channel