Projekti italian, bizneset ne gare

16/10/2009 08:25

Deri tani kane perfituar 13 biznese, me nje shume prej rreth 3.2 milione euro.

Te tjera biznese jane ne proces per aprovimin e kredise. Behet fjale per projektin e Koperacionit Italian, i cili ndihmon ndermarrjet e vogla dhe te mesme me kredi te buta. Aktualisht jane ne pritje tre biznese per te marre kredi, ne nje shume rreth 300 mije euro.

Kushti eshte te jesh biznes me nje xhiro vjetore deri ne 5 milione euro dhe te punesuar mbi 250 punetore. Kredia e qeverise italiane per kete projekt eshte 27 milione euro, e cila i vjen ne ndihme biznesit vendas ne kushtet kur kredidhenia nga bankat eshte tkurrur ndjeshem.

Por jo te gjithe kane te drejten e aplikimit. Se pari, aktiviteti duhet te jete prodhues, ndersa investimi per blerjen e materialeve kryhet 70 per qind ne Itali.  

 

Top Channel