Banka e Amerikes, humbje prej 1 bilione usd

16/10/2009 16:55

Banka e Amerikes ka raportuar nje humbje neto prej 1 bilion dollaresh ne tremujorin e fundit, nga korriku ne shtator, humbje e cila ka qene me negative nga sa parashikohej.

Shifra ne fjale eshte krahasuar me perfitimin neto prej 3.2 bilione ne 3 mujorin e meparshem dhe me fitimin prej 1.2 bilion ne te njejten periudhe te vitit te kaluar.

Por drejtuesi i bankes, Kenneth Lewis, ka deklaruar se ndihet i inkurajuar nga sinjalet pozitive qe jane regjistruar me pare, me renien e nivelit te borxheve te keqija.

Banka e Amerikes eshte e katerta per nga madhesia ne Shtetet e Bashkuara qe raporton rezultatet e saj ne tremujorin e fundit.

Lajmi per humbjen e saj pritet te ndikoje negativisht ne Evrope, si dhe te beje qe Wall Street te regjistroje renie.

Top Channel