Zedhenesi i Rehn: Prisnim me shume nga Shqiperia

15/10/2009 15:20

Nje dite pas komisioneri Europian i zgjerimit Olli Rehn paraqiti progres raportin per vendet e Ballkanit Perendimor, zedhenesi i tij shpjegon me detaje, se si komisioni pret me shume arritje. 

Ne nje interviste per seksionin e BBC-se ne shqip, zedhenesi i Rehn, Amadeu Altafaj thote se Shqiperia ka bere perparime, por perballet ende me sfida te medha per te plotesuar kriteret e BE-se.

Me konkretisht ai i referohet zgjedhjeve te fundit parlamentare qe sic shprehet plotesuan shumicen e standardeve nderkombetare, megjithese kishte disa te meta qe duhen trajtuar ne zgjedhjet e ardhshme.

Ai konfirmon edhe njehere se ne lidhje me kerkesen e Shqiperise per anetaresim, komisioni eshte gati te jape opinionin sapo ta ftojne vendet e antare.

“Ne mendojme se ka ende pune te rendesishme per t’u bere nga autoritetet shqiptare, dhe une permenda vetem pak fusha ku ne me te vertete prisnim me shume. Por per sa i perket zhvillimit demokratik te Shqiperise, ka pasur disa shenja pozitive dhe zgjedhjet parlamentare ishin nje termometer i mire per te vleresuar perparimin e bere, por gjithashtu edhe perparimin qe duhet bere ne muajt dhe vitet e ardhshme”, shprehet Altafaj.

Ne lidhje me ceshtjen e regjimit te udhetimit pa viza, Amadeu Altafaj tha se eshte shume e rendesishme per komisionin, por me e rendesishme per vete qytetaret, eshte qe qeveria te plotesoje kushtet baze, te njejtat kushte qe u plotesuan kohet e fundit nga Serbia, Mali i Zi, ish-Republika Jugosllave e Maqedonise, ne  menyre qe te rekomandohet edhe per Shqiperine udhetim pa viza.

Ai konfirmoi se komisioni pret te beje propozime ne pranvere te vitit qe vjen, por se kjo do te varet vetem nga zbatimi i reformave te rendesishme qe duhen plotesuar, si per shembull leshimi i pasaportave biometrike, garantimi i menaxhimit te kufijve qe te jete plotesisht ne perputhje me kriteret e BE-se.

 

Top Channel