Rehn: Problem liria e mediave ne rajon

15/10/2009 17:10

Komisioneri Europian per Zgjerimin Olli Rehn raportoi para europarlamentareve mbi progresin e vendeve te Ballkanit per vitin 2009.

Ndryshe nga vitet e kaluara Rehn shpjegoi se kete vit problemi me urgjent ne pothuajse te gjitha shtetet e rajonit eshte liria e medias.

“Me duhet t’ju them se per fat te keq, liria e te shprehurit dhe liria e medias mbetet problem ne shume vende te rajonit, dhe duhet trajtuar si ceshtje urgjente ne menyre te bindshme nga  keto vende”, thote Rehn.

Raporti i detajuar i Komisionit per Shqiperine verente “me shqetesim presionin e ushtruar nga egzekutivi, kryesisht financiar, por dhe me veprim selektiv ndaj operatoreve te medias. Qeveria nxori nga zyrat e tyre ne pronesi shtetore disa media. Biznesi dhe interesat politike vazhdojne te  ndikojne ne pavaresine  editoriale te mediave dhe kapacitetin e tyre profesional,” thuhej ne dokument.

Komisioneri per zgjerimin shpjegoi se ceshtje te rendesishme mbeten shteti ligjor, lufta ndaj krimit te organizuar e korrupsionit dhe reforma per pavaresine e gjyqesorit, ceshtje per te cilat komisioni do te ndihmoje permes instrumentave te perbashket.

Ne pergjigje te pyetjeve te deputeteve, Rehn perseriti se ne mes te vitit 2010 do te propozohet ndaj vendeve anetare liberalizimi i vizave per Shqiperine.   

Top Channel