Lajmi i fundit
Lajm i fundit/ Udhëhoqi sulmin në veri të Kosovës, Serbia arreston Milan Radojçiç
Lajmin e konfirmon Ministria e Brendshme serbe, Radojçiç mbahet në paraburgim
Kosova ende nuk ka kërkuar ekstradimin
Mediat serbe shkruajnë se Milan Radojçiç, është ndaluar për 48 orë i akuzuar si organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kristo, i larguar nga ritet dhe zakonet fetare

15/10/2009 08:55

Pas arrestimit te Artan Kristos nen akuzen e terrorizmit, besimtaret myslimane ne Durres flasin pak per te dhe rolin e tij.

Myftiu i xhamise se Durresit, Ilir Vokshi, deklaron se ngjarja ka lidhje me nje kendveshtrim personal te Kristos dhe nuk cenon komunitetin e besimtareve, ndonese pranon se i vjen keq qe nje besimtar perfshihet nen nje akuze te rende.

Ne xhamine e Durresit atmosfera ka qene normale. Asgje nuk ka ndryshuar ne ritmin e riteve fetare perpos komenteve nen ze per ngjarjen.

Prej nje viti e gjysme, Artan Kristo, qe perdorte emrin Muhamed Abdullai per te shmangur dhe lidhjen e drejtperdrejte me nje mbiemer qe e largon nga besimi i tij, nuk i kryente me ritet fetare ne kete xhami.

Ai e ka perqendruar te gjithe aktivitetin e tij ne Shkozet, lagje periferike e Durresit, atje ku ka çelur dhe nje qender besimi dhe kurative.

Shume prej besimtareve te kontaktuar ne xhamine e Durresit thone se ai eshte nje besimtar dhe jo nje person problematik e do te jete drejtesia qe ne baze te provave do te vendose mbi fajesine e tij.

Top Channel