Itali, hetim 5 shqiptareve per dhune seksuale

15/10/2009 12:45

Pese te rinj shqiptare ne Itali, mes te cileve dy minorene, po hetohen nga policia e vendit fqinj nen akuzen e dhunes seksuale ne grup.

Ngjarja per te cilen ata akuzohen ka ndodhur naten mes datave 3 dhe 4 tetor. Nje grup te rinjsh italiane ishin mbledhur ne sheshin e qytetit, kur papritur njeri prej tyre eshte ndjere keq per shkak te alkoolit te konsumuar dhe eshte shoqeruar nga nje vajze, viktima, ne tualetin e nje lokali.

Pasi kane shkuar atje, vajza eshte ngacmuar ne pjese intime te trupit.

Pas ngjarjes te rinjte shqiptare jane larguar, ndersa vajza, me iniciale V.L e shoqeruar nga miqte e saj i eshte drejtuar policise ku ka bere denoncimin.

Karabinieret nuk e kane pasur te veshtire te identifikojne te rinjte shqiptare. Ata jane K.F 17 vjec, G.E 22 vjec, I.A 17, G.J 23 dhe D.E 20 vjec. Ky i fundit sipas burimeve eshte i njohur per forcat e rendit pasi eshte perfshire edhe ne sherre te tjera.

Prokuroria e qytetit te Udines ka nisur ndaj tyre nje hetim dhe te rinjve u jane caktuar edhe avokatet.

Top Channel