Shkoder, prefektura merr masa per dimrin

14/10/2009 08:40

Ne prag te dimrit, Prefektura e Shkodres nis marrjen e masave per te perballuar problemet e mundshme qe mund te krijohen ne zonat e thella malore.

Dje eshte zhvilluar nje takim pune me drejtuesit e komunave te thella malore, drejtues te shtabit te emergjences dhe disa nga drejtuesit e institucioneve kryesore te qarkut. Qellimi i takimit ishte njohja me situaten dhe problematiken e zonave te thella malore, te cilat gjate dimrit bllokohen nga debora.

Pavaresisht rendesise se takimit ra ne sy mungesa e disa drejtuesve te zonave me problematike, qe qendrojne te izoluara gjate gjithe dimrit si Vermoshi dhe Puka. Situate problematike u prezantua ne zonen e Dukagjinit, ku sipas drejtorit te rrugeve rurale, Gjovalin Kodra, nje masiv mali eshte care dhe rrezikon nga casti ne cast te bllokoje rrugen qe lidh Dukagjinin me Shkodren.

Duke folur me tej per kete problem, drejtori i rrugeve rurale eshte shprehur se mjetet dhe kushtet qe ka ndermarrja jane modeste ne krahasim me nevojat qe kane rruget rurale te Qarkut te Shkodres.
Ndersa nje problem tjeter shqetesues u ngrit nga shefi i rendit dhe sigurise publike ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Shkodres, Ridvan Bushati, sipas te cilit rezervuaret e depove te ujit e kryesisht ato te liqenit te Shkodres, jane pa roja.

Ndersa ne lidhje me akset rrugore dhe malore shefi i rendit dhe sigurise eshte shprehur se jane teper te veshtira ne kohe dimri por e vetmja qe mund te beje policia eshte te vendose sinjalistiken e duhur. Ne fund te takimit, prefekti i Shkodres, Maxhid Cungu, u kerkoi te gjithe drejtuesve vendore dhe drejtuesve te institucioneve qe te marrin masat per cdo problem serioz, perpara se debora te izoloje zonat e thella.

Top Channel