Meta: Pakti me Greqine, i ligjshem

14/10/2009 15:10

Ministri i Jashtem Ilir Meta i ka cilesuar thirrje ksenofobe dhe ekstremiste zerat kunder te opozites shqiptare per marreveshjen detare me Greqine. (UPDATE)

Meta eshte shprehur se kjo demton rende imazhin e Shqiperise ne marredheniet me fqinjet.

“Opozita duhet te heqe dore nga frymezimet ksenofobe apo ekstremiste qe i jep jehone  falsifikimeve, qe jo vetem nuk demtojne transparencen e paktit, por kontribuojne per te demtuar imazhin e vendit dhe raportet e tij me fqinjet”, u shpreh Meta.
 
Ministri i Jashtem deklaroi se opozita i ka te gjithe instrumentat e duhura per t’u njohur me marreveshjen, duke e cilesuar ate jo vetem te rregullt, por konform te gjitha ligjeve nderkombetare, dhe kushtetutes shqiptare.

Socialistet akuzojne Meten se nuk ka moral politik.

Top Channel