Rama: Jemi ne rrugen e duhur

11/10/2009 12:35

Kryetari i PS-se, Edi Rama ka dale ne nje konference per shtyp nje dite pas protestes se djeshme te opozites. Ai theksoi se opozita po ndjek rrugen e duhur dhe demonstrimet do te shtrihen ne te gjithe Shqiperine.

Duke vleresuar numrin e madh te pjesemarresve, Rama tha se procesi i mbledhjes se firmave per hapjen e kutive te votimit do te vijoje ne te gjithe vendin.

“Mund te mbledhim fare lehte firmat e nevojshme per hapjen e kutive te votimit duke e shtrire procesin ne gjithe Shqiperine dhe duke mos e kufizuar vetem ne shifren e 20 mije qytetareve qe mund te jete arritur tashme. Vetem dje u mbledhen 10 mije firma”, eshte shprehur Rama.

“Berisha konfirmoi se te gjitha normat qe ekzistojne ne demokraci jane thjesht nje shprehje e shkruar ne leter qe hidhet ne plehra, ashtu sic u hodh edhe kodi zgjedhor”, tha kreu i PS-se.

Me pas Rama ka bere te ditur se ka prova qe vertetojne se kryeministri Sali Berisha ka luajtur rol ne internimin e disa personave ne periudhen e komunizmit.

“Berisha ka marre pjese ne procesin e internimit te personave gjate periudhes se komunizmit. Per kete zoterojme fakte dhe do t’i provojme ne momentin e duhur”, tha Rama.

Ne perfundim ai shtoi se qyteti ku do te zhvillohet protesta e ardhshme do te behet e ditur neser.

“Protestat sapo kane filluar dhe do te vijojne me vone ne nje qytet tjeter te Shqiperise”, theksoi Rama.

Top Channel