Opozita do te zhvilloje sot pasdite para Kryeministrise protesten e pare pas zgjedhjeve te 28 qershorit.
Nen moton “Dua te shoh voten time” dhe “Demokracia ne rrezik”, Partia Socialiste e mbeshtetur nga nje sere faktoresh politike te majte e te djathte, grupe interesi dhe shoqeria civile, do te nisin protestat popullore, te cilat do te vijojne te zhvillohen edhe ne qytete te tjera te vendit.
Keto tubime jane nje prej formave te reagimit qe ka gjetur selia roze per te kerkuar plotesimin e kushteve te saj qe lidhen gjithmone me zbardhjen e zgjedhjeve te 28 qershorit.
Perpara Kryeministrise, te gjithe faktoret e kesaj proteste do t’i kerkojne Kryeministrit Berisha qe te lejoje hapjen e kutive te votimit, ndersa do te paraqiten serish fakte mbi shkeljet e renda ligjore, presionet dhe manipulimet e ketyre zgjedhjeve.
Top Channel