Sekuestrohen 18 kg kokaine, ne pranga dy shqiptare

06/10/2009 13:50

Shkaterrohet banda e shperndaresve te droges ne nje province te Bolonjes ne Itali.

Ne pranga kane rene dy shqiptare dhe nje rumun, ndersa ne makinen e tyre karabinieret gjeten 18 kilograme kokaine, e cila vinte nga Hollanda e kishte si destinacion vendet ku do te magazinohej dhe behej gati per treg.

Te arrestuar jane, kreu i grupit Ervin Shini 31 vjec, Ardian Gjini 29 vjec dhe Emilian Florin Dobros, me origjine rumune. Policia pasi ndoqi prej disa ditesh Dobros, arriti te kape ne flagrance keta persona.

Po ashtu ne cilesine e vleres materiale u sekuestruan edhe 96 mije euro dhe dy makina te perdorura nga shperndaresit.

Top Channel