Rrogozhine, shkarkohet drejtori i burgut

06/10/2009 17:05

Drejtori i burgut te Rrogozhines, Ylli Zdrava eshte shkakruar sot nga detyra.

Ministri i Drejtesise, Bujar Nishani e shkarkoi Zdraven per ta lene ate ne dispozicion te drejtesise, pasi akuzohet per akte korruptive dhe shperdorim detyre. Gjate nje denoncimi publik, emisioni “Fiks Fare” publikoi videon e shoferit te drejtorit Zdrava qe kerkonte ne emer te shefit te tij 500 euro ne kembim te disa diteve leje per te burgosurit.

Drejtori i burgut te Rrogozhines ishte shkarkuar me pare nga detyra, por ishte rikthyer nga ministri i meparshem Alibeaj vetem pak dite perpara zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit.

Top Channel