Meta takon Jeremic: Kosova ka te ardhme europiane

06/10/2009 19:20

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta eshte takuar me homologun e tij serb, Vuk Jeremic ne Budapest te Hungarise ku merr pjese ne takimin e ministrave te Jashtem te vendeve te Vishegradit dedikuar Ballkanit Perendimor.

Meta i ka shprehur ministrit te Jashtem, Vuk Jeremic qendrimin se Kosova pavaresisht qendrimeve te kunderta te paleve per kete ceshtje, ka nje te ardhme te sigurte europiane ashtu si i gjithe rajoni.

Nderkohe Meta dhe Jeremic rane dakort per avancim e metejshem dhe konkretizimin e marrdhenieve mes dy vendeve ne te gjithe fushat me interes te ndersjellte si edhe ne procesin e integrimit europian.

Te dy ministrant ishin ne nje vije persa i perket plotesimit te kuadrit ligjor te vendeve respektive si nje domosdoshmeri per te zgjeruar me tej bashkepunimin ekonomik e tregtar.

Top Channel