Krijohet fondacioni shqiptaro –amerikan

06/10/2009 15:55

Me mbeshtetjen e qeverise amerikane u krijua ne shqiperi fondacioni shqiptaro- amerikan i zhvillimit.

Ky fondacion pritet te jete institucioni me i madh jo fitimprures qe Shqiperia ka pasur ndonjehere me nje kapital fillestar mbi 100 milion dollare.

Fondacioni do t’i perdore fondet per te nxitur zhvillimin e sektorit privat specifikisht ne zhvillimin e arsimit te qendrueshem, sipermarrjen private, zhvillimin e kapaciteteve udheheqese dhe zhvillimin e turizimit.  

Majkel Granof , kryetari i bordit te drejtoreve te fondit shqiptaro-amerikan te nderrmarjeve tha se ky fondacion do te jete nje trashegimi jetegjate dhe do te kthehet ne simbol te mbeshtetjes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per nje aleat te vetin te rendesishem. Krjimin e fondacionit e pershendeti edhe ambasadori amerikan ne Shqiperi, John Withers.

Top Channel