Privatizim kabinave te plazhit te Durresit

02/10/2009 16:45

Keshilli bashkiak i Durresit i ka hapur rrugen procedurave per privatizimin e ish-kabinave te plazhit.

Behet fjale per 500 familje qe prej 20 vjetesh jetojne me qera ne keto kabina. Keto familje gezojne statusin e te pastreheve.

Ishin keshilltaret demokrate dhe ata te LSI qe propozuan dhenien ne pronesi te ketyre kabinave te vjetra ne zonen e plazhit per keto familje.

Keta te fundit kane edhe shumicen ne kete keshill duke votuar pro propozimit te tyre. Kerkesa per privatizim do te zhbllokoje perfundimisht transaksionet dhe investimet ne kete zone.

Ndertesat e vjetra te kabinave te plazhit dhe territoret rreth tyre jane ne zona e vetme ne plazhin e Durresit qe nuk jane pushtuar ende nga pallatet e larta.

Privatizimi i ketyre kabinave do te bente te mundur hapjen e mundesise per investime dhe ndertime te reja. Keshilli bashkiak dhe bashkia e Durresit nderkohe do te diskutojne edhe ceshtjen e pronesise mbi token ne kete zone e cila dikur ka patur pronare qe kerkojne rikthimin.

Keshilli bashkiak ne Durres nderkohe ka dhene miratimin per prishjen e 4 kateve te nje pallati ne hyrje te portit detar. Katet qe do te prishen sipas bashkise se Durresit jane te ndertuara pa leje.

Top Channel