Luçi entuziast ne prezantim

01/10/2009 10:15

Roland Luçi eshte  paraqitur mjaft entuziast per detyren si trajner i ri i Vllaznise. Ish-sulmuesi i kuqebluve ne vitet ‘80, i cili ka qene edhe pjese e perfaqesueses U-21 dhe Kombetares “A”, u prezantua zyrtarisht si pasardhesi i Hasan Likes.

Per te nxjerre nga kriza skuadren shkodrane, ai u largua nga Austria: vend ne te cilin jetonte prej shume vitesh dhe ku eshte pajisur me licencen e trajnerit.

“Fakti qe drejtuesit e klubit me thirren per te punuar ne stolin e Vllaznise me ben te ndihem i privilegjuar. Drejtimin e kesaj skuadre ne futbollin shqiptar mund ta krahasoj me punen si trajner tek Ajaksi, pse jo edhe te Brazili”, deklaroi ai perpara mediave, ku u paraqit perkrah presidentit Valter Fushaj. “Kjo eshte eksperienca ime e pare si trajner, por mund t’ju siguroj se do te kisha ‘tradhtuar’ çdo skuader, sado e rendesishme qe te ishte, per te ndihmuar Vllaznine time. Emerimin ne krye te stolit kuqeblu e shoh si nje sfide dhe i kam te qarta kerkesat dhe objektivat qe duhen arritur”. Ne fjalet e para si trajner ne “Loro Boriçi”, Luçi kerkoi te minimizonte problemet ne skuader.

Ai nuk e cileson kaotike situaten, pavaresisht tri humbjeve ne pese ndeshjet e para te kampionatit dhe problemeve te shfaqura perpara portes kundershtare (vetem nje gol ne 450 minuta).

“Vllaznia eshte nje skuader qe arrin te thote fjalen e saj ne çdo aktivitet brenda vendit. Kam besim te kualiteti dhe forca e ketij grupi, qe shume shpejt do te kthehet mes kryesueseve. Nuk mendoj se eshte e nevojshme ‘fshesa’ apo revolucioni. Nuk e shoh situaten si kaotike”, shtoi tekniku.

“Problemet me golat? Personalisht nuk me intereson kush shenon. Mjafton qe topi te dergohet ne rrjete, ky eshte objektivi i kesaj loje dhe goli vjen si rezultat i punes se te gjithe skuadres. Duhet te paraqitemi si nje grup i bashkuar, ku Vllaznia eshte me e rendesishme se çdo individ: kjo eshte filozofia me te cilen do te punojme”.

Presidenti Fushaj e vleresoi emerimin e Luçit: “Mendoj se kemi bere zgjedhjen e duhur me afrimin ne krye te stolit te ketij emri te njohur te futbollit shkodran dhe atij shqiptar”. Pas konsultes me drejtuesin e ri te stolit, numri 1 i klubit vendosi qe te mos e ndryshoje stafin teknik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA