Historia, gazetaret: I shkruar keq

30/09/2009 20:15

Historia e Shqiperise e bere per maturantet eshte shkruar nga Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu dhe Xhevair Lleshi.

Nder te tjera autoret theksojne se ne vitin 97, opozita, duke shfrytezuar edhe te tatepjeten qe moren firmat piramidale ne vendin tone, arriti te organizoje rebelimin komunist te \’97-es.

Por per te hetuar keto ngjarje, deri me sot jane ngritur dy komisione hetimore parlamentare. Ne cdo rast, komisionet kane dale me nga dy raporte.

Ne vitin 97, Alfred Peza punonte si gazetar te “Koha Jone”. Asokohe gazeta botohej ne 70 mije kopje, deri ne momentin kur mbi shtypin pllakosi censura e gjendjes se jashtezakonshme.

“Duhet te kalojne 2 ose 3 breza qe historia te shkruhet ne menyre te ftohte dhe gazetaria eshte ajo qe ben bocetin e pare te historise. Ashtu sikunder eshte edhe nje aksiome tjeter qe gazetaria ben bocetin e pare te historise, qe e shkruajne cdo 24 ore. Ne tekstin e historise se klases 12 nuk ka histori, ka nje gazetari te keqe, te njeanshme te autoreve te tyre”, tregon Peza, sot drejtor i “Ora News”.

Ne te njejten linje shprehet edhe politikani Prec Zogaj. “Aty ka nje konfondim te kronikes me historine dhe te tere e dine qe kronikes i duhet shume kohe qe te behet histori”, thote ai.

Ish-gazetar, ne 97-en Prec Zogaj firmoste si politikan marreveshjen e 9 marsit qe i dha fund krizes politike. Ai vete ka botuar nje liber mbi ate kohe, me titull “Lufta jo civile”.

“Cdokush mund te shkruaje nje liber dhe libri mund te jete pasqyre e pikepamjes me radikale te njeres parti, por kur u jepet nxenesve, kjo eshte e padrejte per mendimin tim”, shton Zogaj.

I te njejtit mendim eshte edhe Ylli Rakipi, botues i gazetes “Albania”. “Pershkrimi i ngjarjeve te tilla, emertimi i tyre nga historiane apo pseudohistoriane eshte nje gabim i madh”, deklaron Rakipi.

Cdo te kishte ndodhur pyet Ylli Rakipi, ne rast se ne 97-en ne vend te socialisteve ne opozite do te kishte qene Sali Berisha? Autoret e tekstit do ta kishin quajtur revolten nje revolucion demokratik?

“Aty pasqyrohet nje pikepamje gati ekstreme e Partise Demoratike, sepse ka edhe qasje te tjera qe lidhen edhe me vetekeqqeverisjen”, shton Zogaj.

Ndersa Peza perfundon: “Ne dime raportin e dashurise qe ka Berisha me historine, per te qene pjese e historise. Imagjinoni sa keq eshte shkruar ky tekst, sa vete Berisha nuk e pranon”.

Ministria e Arsimit lajmeroi qe do ta heqe tekstin nga qarkullimi. Por cfare mbetet pas kesaj, nga i ashtuquajturi seriozitet shkencor?

Top Channel