Fier, kontroll mjekesor gjithe mesuesve

30/09/2009 08:45

Protesta e rreth 100 nxenesve te klasave te nenta te shkolles “Andon Xoxe” ne Fier, ka detyruar autoritetet e arsimit ne qark te marrin masa per verifikimin e gjendjes shendetesore te te gjithe mesimdhenesve.
Protesta e nxenesve te tre klasave te nenta ka vazhduar edhe dje. Ata kane braktisur serish dy oret e para te mesimit, duke kerkuar largimin e mesueses se tyre te fizikes, Majlinda Rista.

Fillimisht ata i jane drejtuar drejtorise se shkolles dhe me pas e kane paraqitur ankesen e tyre ne drejtorine rajonale arsimore. E vetmja kerkese e afro 100 nxenesve ka qene largimi i mesueses, e cila sipas tyre ushtron dhune dhe presion gjate procesit mesimor.
Dyshimet per problemet mendore te mesueses Rista i ka pranuar edhe drejtori i institucionit me te larte arsimor ne rajonin e Fierit, Tahir Kastrati, i cili eshte shprehur se prej tre vitesh ka pasur ankesa te vazhdueshme per mesuesen e fizikes ne shkollen qe eshte perfshire nga protesta e nxenesve.

Edhe ne diten e dyte te protestes se tyre, Kastrati eshte shprehur i pafuqishem per ta shkarkuar nga detyra mesuesen ne fjale, nderkohe qe burime nga brenda Drejtorise se Arsimit ne Fier pohojne se njohja e mesueses Majlinda Rista si aktiviste e PD-se e ka mbrojtur ate perballe nje shkarkimi. Publikisht drejtori Tahir Kastrati ka thene se “ne kemi kerkuar qe mesuesja te merrte disa pushime te gjata, qe do t’i mundesonin permiresim te shendetit dhe te traumave mendore”.

Ne asnje deklarate drejtori i arsimit ne Fier nuk eshte shprehur per shkarkim te mesueses, qe nga nxenesit konsiderohet si “monster”. Madje, nje vendim i tille ka munguar edhe ne diten e dyte te protestes se nxenesve.
Perballe denoncimit publik per problemet mendore te mesueses se fizikes, Drejtoria Rajonale e Arsimit Fier ka marre masa urgjente per te gjithe mesuesit e shkollave publike dhe institucioneve te tjera arsimore ne shkalle rrethi. Konfirmohet zyrtarisht nga DRA-ja e Fierit se mengjesin e se martes jane thirrur drejtoret e te gjitha shkollave publike te sistemit 9-vjecar dhe atij te mesem ne Rrethin e Fierit.

Atyre u eshte kerkuar plotesim i dosjeve te te gjithe mesuesve. Urdhri ka pasur si objektiv te tij pajisjen e dosjes se cdo mesuesi me raport mjekesor qe te vertetoje aftesite e tyre mendore dhe fizike. Po ashtu burime nga DRA-ja e Fierit bejne te ditur per gazeten se nga verifikimi i nje pjese te madhe te dosjeve te mesuesve, ka rezultuar se shume prej tyre nuk e kane dorezuar raportin e aftesise.
Ky dokument konsiderohet si nje  nder me te rendesishmit per plotesimin e dosjes se  nje mesuesi qe merr emerimin ne nje shkolle  publike. Burimet nga zyra juridike e DRA-se se Fierit tregojne  per gazeten se jane me dhjetera mesues qe nuk kane dorezuar raportin e aftesise ose te kontrollit mjekesor. Gjithashtu, nje neglizhence te theksuar te kontrollit te shendetit te mesuesve ka dhene edhe Inspektorati i Higjienes ne Drejtorine e Shendetit Publik, burime nga i cili thone se afro 80 per qind e mesuesve te te gjitha sistemeve arsimore nuk kane libreze shendetesore.
Nderkohe mesohet se zyra juridike e DRA-se se Fierit ka lene afat 10 dite per te gjithe mesuesit qe te dorezojne raportin mjekesor, dhe tashme po verifikohet cdo dosje arsimtari. Por, ne zyren e statistikave te DRA-se se Fierit pohojne faktin se per vitin arsimor 2008-2009 numri i peticioneve, relacioneve dhe ankesave per dhune ne shkolle eshte alarmant. Jane denoncuar skena ku drejtori i shkolles eshte perfshire ne sherr me grushte me mesues e nxenes, ku mesues te vecante kane rrahur koleget apo dhe nxenesit, deri dhe kafshim te nxenesve te fillores.

Top Channel