Vizat, Basha: Do te sigurojme kufijte

29/09/2009 16:15

Per ministrin e Brendshem, Lulzim Basha, liberalizimi i vizave me BE, kalon nga ruajtja dhe siguria e kufijve.

Gjate nje inspektimi ne Qendren Operacionale te Mbikeqyrjes se pikave te kalimit kufitar, numri nje i Ministrise se Brendshme premtoi se, ne kontrollin e ardhshem te BE-se, Shqiperia do t’i kete plotesuar te gjitha kushtet.

“Ruajtjen e kufirit me praktiken e goditjes se krimit kufitar, me nje transparence te pademonstruar me pare nga ndonje vend i rajonit”, u shpreh Basha.

Persa i perket nje prej pikave te kerkeses se opozites per futjen ne parlament per gjetjen e vrasesve te deputetit Fatmir Xhindi, ministri i Brendshem nuk ka qene i pergatitur per te kthyer nje pergjigje.

 

Top Channel