Shqiperia, ende pastrim parash

29/09/2009 16:30

Perfaqesuesit e institucioneve me te rendesishme te vendit, ne dogana, prokurori dhe polici kane pranuar gjate nje takimi ne Durres, se Shqiperia mbetet nje vend ku pastrohen para dhe se duhet te kete nje strategji urgjente per te luftuar kete krim. (UPDATE)

Kreu i KE-se, ne Shqiperi Helmut Lohan pasi ka pranuar se, vazhdon te mbetet shqetesuese lufta kunder ketij lloj krimi i ka sugjeruar pjesemarresve te japin mesazhet e forta se jane duke luftuar parate e pista.

“Ju te gjithe duhet te jepni nje mesazh te qarte per te gjithe eksponentet e pastrimit te parave dhe krimit ekonomiko-financiar se jeni duke i luftuar. Te gjithe ju keni tashme ne dore fatin e zhdukjes se fenomenit te pastrimit te parave, ndaj nuk duhet te keni asnje ngurrim per ta bere kete me cilindo”, u shpreh Lohan.

Perfaqesuesi i Prokurorise se pergjithshme Artur Selmani ka kerkuar qe te miratohet nga Komiteti Kombetar i Bashkerendimit te Luftes kunder parave te pista, strategjia e re e hartuar edhe ne bashkepunim me nderkombetaret.

Nderkohe qe Drejtori i Pergjithshem i Doganave ka pranuar se shpesh parate e pista qarkullojne edhe permes importeve te mbivleresuara dhe nenvleresuara. Prokuroria gjermani ka kryer trajnim dy vjecar per homologet shqiptare ne fushen e luftes kunder parave te pista.

Top Channel