Shpronesohen sindikatat, pasurite rikthehen te shteti

28/09/2009 15:55

Komisioni kuvendor i Ekonomise ka miratuar ligjin qe u merr pronat e sindikatave dhe i rikthen ato ne pronesine e shtetit.

“Pronat ketyre ia ka marre gjykata, pasi jane dy vendime si te gjykates se larte ashtu dhe te asaj kushtetuese qe ja kane hequr te drejten e pronesise sindikatave”, u shpreh Edmond Spaho, kryetari i Komisionit te Ekonomise.

Sipas Ministrise se Drejtesise sindikatat kane shkelur ligji, pasi ka shitur apo dhene me qera shume prej pronave, kur ato i kishin vetem nen administrim.

“Me kete ligj marreveshjet e shitjeve behen automatikisht te paligjshme dhe prona kalon direkt ne pronesi te shtetit”, thote Gazmend Bardhi nga Ministria e Drejtesise.

Qeveria do te krijoje nje agjenci te posacme e cila do te administroje pronat e marra nga sindikatat dhe do i perdore ato per kompesimin e ish-pronareve.

Top Channel