Sherr me thika në Sarandë/ Plagosen tre persona, dy të arrestuar, një tjetër në kërkim
Rruga nga Lini deri ne Tushemisht do te kthehet ne nje rruge turistike.
Sipas nje projekti eshte parashikuar qe pergjate segmentit qe ndodhet ne bregliqenin e qytetit te Pogradecit, te ndertohet nje shetitore e parametrave europiane, e para e ketij lloji ne Ballkan dhe me e madhja me nje gjatesi qe shkon ne 24 kilometra.
Kjo shetitore do te jete unike e do te sherbeje per nxitjen e zhvillimit te turizmit pasi eshte parashikuar qe rruga ekzistuese qe lidh Linin me Pogradecin e me tej me doganen e Tushemishtit te kthehet e gjitha ne nje rruge me funksion turistik dhe ne nje shetitore per kembesore dhe mjete.
Projekti i shetitores se re Lin-Pogradec-Tushemisht eshte prezantuar nga Keshilli teknik i Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve ndersa pritet qe te zbatohet vitin e ardhshem pas diskutimeve teknike dhe te mundesive te zbatimit te tij ne terren. Projekti ka nje vlere prej 8.2 miliarde leke.
Top Channel