Banda e Durresit, nis deshmine i penduari

28/09/2009 15:45

Me ne fund pas gati tre vjetesh gjykata arrin te degjoje zerin e bashkepunetorit te drejtesise Adriatik Coli, mbi ngjarjet kriminale per te cilat akuzohet banda e Durresit.

Por deshmia e shumepritur ne kete gjyq i bere objekt diskutimi edhe ne KLD nuk e ka kaluar pragun e atyre pak fjalive qe per prokurorine konsiderohet nje tentative per te zhbllokuar situaten.

Me dyer te mbyllura burimet e besueshme thane se Coli ka folur per njohjet e tij me Lulzim Berishen.

Konkretisht ai ka deklaruar: “E kam njohur Lul Berishen ne vitin 1994 ne Itali. Por ne i njohem me mire ne 1997 , atehere kur Lul Berisha vinte ne nje palester prane shtepise time ne Durres. Ne ate kohe Lul u plagos”

Por nderhyrjet e prokurorit tre ceshtjes qe kerkuar saktesime ne deshmi kane nervozuar avokatet, duke sjelle me pas edhe largimin nga salla te avokatit Riza Icka.

Megjithekete Coli ka vijuar te deshmoje edhe per nje ngjarje kriminale ku kishte marre pjese edhe vete, pasi kishin plagosur nje kundershtar te bandes, i cili nje dite me pas kishte gjetur vdekjen.

Ne kete moment sipas burimeve i pandehuri Kristian Begu ka kerkuar te largohet nga salla, ndersa i menjehershem ka qene edhe reagimi i avokatit te tij Pjeter Deda.

Avokati i tha gjykates se nje kafe e konsumuar ne mengjes i kishte demtuar shendetin dhe ai duhej te largohej nga gjykata.

E ndodhur ne keto kushte Gjykuata e Krimeve te Renda shtyu procesin per 10 minuta me shprese se shendeti i avokatit do permiresohej, por kur palet u mblodhen ne salle per te degjuar me tej Colin, avokati Deda mungonte. Per kete arsye gjykata e shtyu seancen per te enjten.

Top Channel