PS, Komisioni i Zgjedhjeve: Rama kryeson me 93 %

27/09/2009 14:55

Komisioni i Zgjedhjeve i Partise Socialiste ka bere publike rezultatet paraprake te zgjedhjeve per kryetarin e saj.

Deri ne keto momente rezulton se kreu aktual ne detyre, Edi Rama ka marre 51 mije vota ose rreth 93 perqind, ndersa rivali i tij Maqo Lakrori ka 3700 vota rreth 6,7 perqind. Deri ne keto momente jane administruar procesverbalet dhe dokumentacioni zgjedhor i 20 komisioneve zgjedhore rajonale dhe jane ne pritje materialet perkatese te 17 rretheve te tjera.

Nga informacioni paraprak, ne votime kane marre pjese rreth 56 mije antare te cilet kane votuar sipas parimit “nje antar, nje vote”. Komisioni i Zgjedhjeve ne Partine Socialiste ben me dije se nga te gjitha vezhgimet dhe informacionet e ardhura eshte konstatuar se procesi eshte zhvilluar ne normalitet te plote dhe ne perputhje me rregullat e percaktuara ne kodin e zgjedhjeve te PSSH-se.

Top Channel