Vizat, presidenca suedeze e BE: Permbushni kushtet

26/09/2009 13:05

Bashkimi Europian do te vijoje axhenden e programuar per ceshtjet qe lidhen me Ballkanin.

Menjehere pas publikimit te iniciatives europarlamentare per perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnjes ne te njejtin bllok me 3 vendet e tjera perfituese te rajonit per heqjen e regjimit te vizave Schengen, perfaqesuesja e Presidences Suedeze te BE-se Anna Craenen nenvizon se liberalizimi i vizave do te behet ne momentin qe keto dy vende do te permbushin kushtet, duke ndjekur me pas proceduren aktuale.

Presidenca europiane gjithsesi vlereson sikunder dhe parlamenti, se kosovareve i duhet dhene nje mesazh i qarte per levizjen e lire ne te ardhmen, megjithese me Kosoven, Bashkimi Europian nuk ka ende ne fuqi as marrveshje per lehtesimin e vizave.

“Bosnja dhe Shqiperia do t’i bashkangjiten kur te kene permbushur kushtet e kerkuara. Eshte e rendesishme po ashtu qe Kosoves t’i jepet nje perspektive europiane per levizje te lire ne te ardhmen”, thote Creanen.

Perfaqesuesja e perhershme e Suedise prane Bashkimit Europian shpreson qe aplikimi i kandidatures se Shqiperise te shqyrtohet sa me shpejt ne menyre qe komisioni te mund te nise perpilimin e opinionit.

“Ne llogarisim qe te mund t’i dergojme Komisionit aplikimin e Shqiperise se shpejti per te dhene opinionin e tij tashme qe procedurat zgjedhore kane perfunduar”, thote Creanen.

Deklaratat mbi ecurine e vendeve te Ballkanit, perfaqesuesja e presidences suedeze te BE-se i dha gjate takimit te pare te komitetit te perbashket konsultativ te shoqerise civile mes Bashkimit Europian dhe Maqedonise.

Top Channel