Sadami nuk ka vdekur, ai jeton ne Shkoze te Tiranes. Nuk behet fjale per ish diktatorin irakian por per nje djale te ri qe mban te njejtin emer si ai.

Nuk ka asnje lidhje gjaku me Sadamin e Irakut, sepse ai quhet Sadam Murataj. Halla e tij Emira thote se Sadami eshte po aq kokeforte sa ish diktatori. “Keshtu eshte djale i mire, por ben gjithmone veprimin qe mendon”, shprehet halla e tij.

Emrin Sadamit ia ka vene gjyshi i tij, i cili nuk pranoi deshirat e gjithe familjareve, duke thene se tashme e kishte vendosur. “Emrin ia ka vene babai ngaqe i dukej se ishte trim i madh”, shprehet Emira.

Sadami shkon ne shkolle por edhe punon bashke me vellin Merxhanin, ai lan makinat ne Tirane. Pasioni i tij per lojen me lufte Counter Strike eshte nje prej ngjashmerive te tij me Sadamin e vertete.

“Me pelqejne filmat horror sepse dua te shoh njerezit e mire qe veprojne ndaj se keqes. U merzita pak kur e varen Sadamin sepse nuk duhej ta varnin ne litar. Shume e drejte nuk ishte qe ta pushtonte Amerika Irakun”, thote Sadami shqiptar.

Ai shton gjithashtu se gjyshi kishte pare Sadam Huseinin ne televizor dhe deshironte ai te behej trim si ish diktatori.

Top Channel