New York, Berisha viziton bursen Nasdaq
25/09/2009 16:55
Imazhe turistike te Shqiperise dhe flamuri shqiptar u shfaqen ne ekranin gjigant te burses Nasdaq, ne sheshin e famshem te New York, Times Square.
Kryeministri shqiptar Sali Berisha ishte i ftuar ne kete burse, ku ne nje transmetim te drejtperdrejte televiziv, foli per reformat ne Shqiperi dhe ambicjen per hapjen e burses edhe ne Tirane.
“Shqiperia edhe kete vit do te kete rritjen me te larte ekonomike ne rajon. Jam i lumtur qe jam ketu dhe mund te inkurajoj sipermarresit shqiptare. Uroj qe edhe Shqiperia te kete Nasdaq e saj”, u shpreh Berisha.
Ceremonia permes stacionit televiziv, u percoll edhe ne televizione te tjera te profilizuara ekonomike.
Top Channel