Kapet me granata, ne pranga 70-vjecari

25/09/2009 09:45

Nje 70-vjeçar prangoset nga policia per armembajtje pa leje. Gjetja e dy granatave gjate nje kontrolli policor ne banese e ka çuar ne qelite e paraburgimit Haxhi Qerimin.

Policia beri te ditur zyrtarisht arrestimin ne flagrance te 70-vjeçarit Qerimi nga Fushe-Kruja.

Arrestimi i tij u be pasi rreth ores 14.45 te nje dite me pare, gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje granate ofensive pa ndezes, nje granate difensive me ndezes, si edhe nje ndezes i unifikuar granate.

Ndaj te moshuarit policia pergatiti materialet paraprake per hetim te metejshem nga Prokuroria e Krujes per vepren penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municioneve.

Top Channel