SHBA e pavendosur per perforcimet ne Afganistan

24/09/2009 03:00

Zyrtare te larte ushtarake te Pentagonit  jane ne medyshje ne lidhje me dergimin e trupave shtese ne Afganistan.

Sipas New York Times e cila citon zedhenesin e Pentagonit, Geof Morrell thuhet se kerkesa e gjeneralit McChristal, komandant i pergjithshem i forcave te NATO-s ne Afganistan, do te mberrije formalisht shume shpejt ne tavolinat e Shtepise se Bardhe.

Por kerkesa e gjeneralit duket se nuk do te miratohet menjehere pasi ajo do te shqyrtohet nga sekretari i Mbrojtjes Robert Gates, presidenti Obama dhe nga stafi i sigurise i cili eshte edhe hallka e fundit.

Top Channel