Rama ne takim me ambasadorin suedez

24/09/2009 20:05

Ambasadori i Suedise ne Shqiperi, Lars Freden, vendi i te cilit ka kryesine e radhes ne BE, ishte ne nje takim koke me koke me kryetarin e PS-se, Edi Rama rreth mesdites, takim qe me pas vijoi me nje dreke pune.

Ky takim mbahet ne nje kohe kur opozita ka kushtezuar hyrjen e saj ne Kuvend me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Ne keto kushte, burime brenda selise roze bejne te ditur se kryetari Rama ka shprehur qendrimin e tij te palekundur per kushtezimin e marredhenieve te opozites me Kuvendin.

Ai ka nenvizuar se mospjesemarrja ne Parlament eshte nje ceshtje parimore, qe ka te beje me standartet e demokracise, ne kushtet kur zgjedhjet kane lene, sipas tij, shume hije dhe kur ligji eshte shkelur saktesoje burimet duke mos i dhene te drejten opozites te hapen kutite e votimit.

Top Channel