Milo: Do te dalim nga koalicioni me PS-ne

24/09/2009 21:55

Kryetari i PDS-se, Paskal Milo ka deklaruar se partia e tij nuk do te jete me pjese e koalicionit me PS-ne, nese nuk ndryshon filozofia e koalicioneve brenda kesaj force politike.

“Nese nuk ndryshohet cilesia e koalicionit te se majtes une dhe partia ime nuk do te jemi pjese ne koalicionin me partine e tij (Ramen). Duhet te ndryshoje filozofia e koalicioneve brenda se majtes”, eshte shprehur Milo.

“Nese keto mesazhe PS-ja do t’i vleresoje, atehere ne jemi gati t’i bashkojme forcat tona dhe te jemi te suksesshem”, tha Milo.

Top Channel