Kukes, dy te plagosur nga konfliktet

24/09/2009 14:25

Dy ngjarje te renda shenohen brenda harkut kohor te 12 oreve ne qarkun e Kukesit.

Pasditen e djeshme nje person eshte plagosur ne qytetin e Krumes pasi u qellua me arme zjarri kallashnikov. Policia ka derguar te plagosurin ne spital dhe ka shoqeruar autorin e ngjarjes.

Konflikti ka lindur per ceshtje pronesie. Nje tjeter ngjarje kriminale eshte shenuar gjate paradites se sotme vetem nje kilometer nga qyteti i Kukesit. Dy persona kane patur nje konflikt te krijuar gjate levizjes me automjete ne rruge.

Pas shkembimit te fjaleve nje prej tyre ka qelluar me nje arme gjahu duke plagosur rende nje person. Policia ka shpallur ne kerkim autorin e ngjarjes.

Top Channel