Itali, sekuestrohet gjysme ton hashash

24/09/2009 09:25

Me shume se gjysme tonelate lende narkotike e tipit hashash eshte sekuestruar ne oret e para te dites se sotme nga policia italiane ne Milano.

Ngarkesa, e cila ishte fshehur ne bordin e nje kamioni, vinte nga Franca dhe kishte si destinacion provincen e Bergamos.

Sipas mediave italiane, ne prangat e karabiniereve ka perfunduar transportuesi i droges, nje 44 vjecar italian. Ne treg lenda narkotike do te kishte kapur vleren e tre milione eurove.

Top Channel