Gjinushi: Nuk fitoi Berisha, humbi Shqiperia

24/09/2009 21:40

“PD nuk i ka fituar zgjedhjet dhe ajo cka flet 28 qershori, tregon se zgjedhjet i humbi Shqiperia”.

Me kete koment e ka nisur analizen ne “Top Story” kreu i PSD-se, Skender Gjinushi. “Keto zgjedhje kane cenuar voten e popullit dhe ne mbetemi perseri te fundit ne rajon. Vota e popullit nuk ishte qe Berisha te zgjidhej kryeminister. 700 mije votuan per Berishen kryeminister dhe 800 mije jo per Berishen kryeminister. Berisha nuk merr shumicen popullore, nuk merr 71 mandate por si gjithhnje, si ne 2005-en gjendet Xhuveli, ne 2007-en gjenden disa socialiste per te dhene voten presidenciale edhe ne 2009-en behet levizja e Ilir Metes”, theksoi Gjinushi.

Ne vijim, ai shtoi se populli ne Shqiperi nuk ka votuar. “Marreveshja Meta-Berisha ka nisur qe ne 2002-in me mbylljen e dosjes se KESH-it kur u shkarkua dhe kryeprokurori. E majta me te djathten luajne me 1 deri ne 2 mandate. E majta nuk ka pergjegjesi pse ben pazar LSI-ja”, shprehet Gjinushi.  

Top Channel