Konfirmohen tre raste te reja me AH1N1

23/09/2009 09:20

Konfirmohen edhe tre raste te prekur nga AH1N1. Numri i te infektuarve nga gripi i derrit ne vendin tone shkon ne 34 persona.

Analizat jane konfirmuar dje nga Laboratori i References nga Rumani, nderkohe qe Instituti i Shendetit Publik pret kampione te tjere analizash nga Bukureshti.
Pacientet e konfirmuar kane marre mjekimin e nevojshem dhe nuk konsiderohen te  jene prekur nga format e renda te gripit te derrit. Ata jane trajtuar me tamiflu, eshte perdorur protokolli perkates i mjekimit dhe jane kontrolluar periodikisht ne spital, sikunderse duhet te trajtohen te gjitha rastet e dyshuara.

Sipas Institutit te Shendetit Publik pacientet tashme jane te sheruar nga gripi. Pacientet e infektuar i perkasin moshes nga 19 deri ne 51 vjec. Asnjeri prej tyre nuk ndodhet ne spital nderkohe qe analizat e monitorimit te situates vazhdojne te kryhen cdo dite prane ISHP-se.

Ne muajin tetor mendohet se rastet e virozeve te renda do te ekzaminohen prane ISHP-se, menjehere pas perfundimit te rikonstruksionit te Laboratorit te Virologjise.

Instalimi i aparatures se nevojshme do te mundesoje kryerjen e analizave ne vendin tone, dhe perfundimin e marreveshjes me laboratorin e references ne Rumani, per kryerjen e analizave te pacienteve te dyshuar ne Shqiperi.  

Top Channel