Subjektet e biznesit te vogel ne qytetin e Fierit jane shfaqur te pasigurta per fatin e aktivitetit te tyre.
Ndersa shume prej tyre kane deklaruar xhiro minimale dhe mungese te theksuar te ardhurash, shume te tjere kane nisur te testojne edhe zonat ku mund te kete nje ndryshim te kesaj situate.
Kjo konfirmohet nga departamenti i tatim-taksave ne Bashkine e Fierit, agjente te te cilit prej nje muaji jane duke inspektuar te gjitha zonat kryesore dhe ato dytesore te qytetit, ku edhe jane perqendruar bizneset ne fjale. Olimbi Prifti, drejtoresha e Tatim-Taksave ne Bashkine e Fierit, ka shpjeguar se inspektimi 1-mujor te te gjitha bizneset e vogla ne Fier ka nxjerre faktin se nje pjese e tyre kane nisur testimin e zonave ku xhiroja ditore mund te kete rritje.
Sipas Priftit, kane qene rreth 133 biznese te vogla, qe vetem gjate javeve te fundit kane vendosur te zhvendosin aktivitetin e tyre.
“Ka biznese qe e kane zhvendosur aktivitetin nga rruget kryesore te qytetit te Fierit, drejt lagjeve ku mendohet prej administratoreve te ketyre bizneseve se mund te kete permiresim aktiviteti. Por ka edhe administrator biznesesh, te cilet nga periferia kane ardhur drejt qendres se qytetit apo ne bulevardin kryesor te tij.
Numri me i madh i bizneseve qe kane kryer zhvendosjen kane bere levizjen nga qendra drejt periferise”, eshte shprehur drejtoresha e Tatimeve ne Bashkine e Fierit.
Zhvendosja e bizneseve eshte pare nga agjentet tatimore si nje menyre e menduar prej pronareve te vegjel, me qellim fshehjen e aktivitetit dhe shmangien e tyre nga pagesat dhe detyrimet tatimore.
Te dhenat e konstatuara prej tatimeve ne bashki kane treguar se pikerisht bizneset debitore kane perdorur strategjine e zhvendosjes. Perballe kesaj strategjie bashkia ka vendosur qe te organizoje nje aksion, ne te cilin kane marre pjese edhe policet bashkiake.
Mesohet se gjate muajit te fundit jane detyruar, edhe forcerisht, 29 biznese qe t’u drejtohen serish sporteleve per te paguar detyrimet fiskale. Prifti pohon gjithashtu se aksioni i zbatuar gjate muajit te fundit ka evidentuar edhe 96 biznese te reja, qe nuk e kishin regjistruar aktivitetin e tyre tregtar.
“Pas detyrimit te 29 bizneseve te siperpermendur do te jete kjo kategori prej 96 biznesesh qe do te detyrohet per t’u regjistruar”, ka shtuar drejtoresha e Tatim-Taksave ne Bashkine e Fierit. Gjate periudhes janar-shtator te ketij viti, ne qytetin e Fierit kane deklaruar celjen e aktivitetit te tyre tregtar 167 biznese te reja, nderkohe qe kane mbyllur aktivitetin 157 te tille.
Top Channel