Biznesmeni, peng te dashuren per tre ore

23/09/2009 08:50

Pronari i nje lokali ne Tirane eshte derguar per ndjekje penale, pasi dyshohet per perdhunimin, marrjen peng dhe shkaktimin e vetevrasjes se nje vajze 20-vjecare.

Megjithate, gjykata e ka lene ate ne “arrest shtepie” deri ne sqarimin e plote te rrethanave, pavaresisht se prokuroria kishte prere per te urdhrin e arrestit. Behet fjale per biznesmenin Ilir P., 40 vjec, lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane, i cili eshte denoncuar nga vajza e re disa dite me pare.

Ne denoncimin e saj, ajo ka shpjeguar se njihej me Ilirin dhe qe ai e kishte dhunuar seksualisht, duke e mbajtur peng. Madje, per kete ngjarje, vajza e re ka shkuar deri drejt vetevrasjes, duke prere damaret, por fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten.
Ne lidhje me kete ngjarje, Policia e Tiranes deklaroi se nga specialistet e seksionit Kunder Krimeve Seksuale u krye arrestimi ne flagrance i shtetasit Ilir P., 40 vjec, i denuar me pare per armembajtje pa leje.

“Arrestimi i tij u krye sepse me date 18 shtator 2009, tek Nish Tulla 3, ne afersi te ures se Institutit Bujqesor, ne ambientet e nje lokali, nen kercenimin e armes dyshohet se ka kryer marredhenie seksuale me dhune me nje 20-vjecare”, shpjegoi policia. Po sipas te dhenave te saj, me pas dyshohet se e ka goditur ne pjese te ndryshme te trupit vajzen e re, duke e mbajtur pa deshiren e saj.

Ne vendin e ngjarjes u kryen te gjitha veprimet procedurale dhe ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar nje pistolete dhe nje thike. Ndersa materialet i kaluan prokurorise per veprat penale te “marredhenies seksuale me kercenim me perdorimin e armes”, “heqjes se paligjshme te lirise”, “demtimeve te tjera me dashje”, “kanosjes” dhe “shkaktimit te vetevrasjeje”.
Ndersa nga Gjykata e Tiranes mesohet se dje ka shkuar per vleresimin e mases se sigurise personi i arrestuar. Sipas dosjes ne gjykate, i dyshuari ka pretenduar se 20-vjecaren e kishte te punesuar ne lokal.

Ai eshte shprehur se kishte kohe qe njihej me te. Keshtu i kishte besuar asaj edhe nje celes, me ane te te cilit pretendohet se ajo i ka vjedhur rreth 200 mije leke. Sipas deklarates se tij, diten e ngjarjes, ai ishte takuar me te ne nje lokal. Aty kishin kryer marredhenie seksuale dhe me pas i kishte kerkuar parate qe kishte marre ne dollapin me celes. Fillimisht, ajo nuk ka pranuar se kishte marre para, por aty mendohet se eshte goditur me pellembe.

Me pas, ka nderruar mendje dhe 20-vjecarja i ka telefonuar se emes, duke i kerkuar qe te merrte 200 mije leke ne dollap dhe t’ia sillte. Por, e ema i ka telefonuar serish, duke i thene se ne dollap ishin vetem 20 mije leke dhe nuk ishin parate e saj. 40-vjecari e ka mbajtur edhe per pak kohe vajzen e re dhe me pas e ka lene te lire me kusht qe ajo do t’ia sillte parate.

Por, kur ajo ka shkuar ne banese eshte ndodhur mes dy zjarresh. Babai dhe nena kerkonin te dinin me shume ne lidhje me leket qe pretendonte vajza dhe te shpjegonte historine e saj dhe nga ana tjeter duhej te gjente parate e biznesmenit. Ne keto kushte, vajza 20-vjecare ka prere damaret me qellim per t’i dhene fund jetes. Ajo eshte derguar me urgjence ne spital dhe pasi jeta e saj ka dale jashte rrezikut, policia ka mberritur per te hetuar ngjarjen. Gjykata, me kete dosje te servirur nga prokuroria nuk ka mundur te marre mase te rende arresti per 40-vjecarin, por e ka lene ate ne “arrest shtepie”, deri ne dokumentimin e plote te dosjes penale.
 

Top Channel