Berat, i la gruan pa pune, tenton te vrase

23/09/2009 09:15

I pushojne gruan nga puna, kercenon me granate drejtorin e firmes se pastrimit ku ajo punonte.

Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne nje lokal ne qender te qytetit te Beratit. Nje 50-vjeçar ka hyre ne nje lokal, i cili ndodhet ne lagjen “10 Korriku” shume prane selise se deges se PS-se dhe ne debat e siper me Niko Sinjarin, ka nxjerre nje granate me te cilen ka tentuar te vrase administratorin e firmes qe mbulon pastrimin e qytetit.

Deshmitare te rastit pohojne se ngjarja ka ndodhur rreth ores 20:00 kur 50-vjeçari Iliaz Muka eshte futur ne lokal dhe i nxehur i eshte drejtuar pikerisht tavolines se Niko Sinjarit. Gjate debateve mes paleve pronari i lokalit ka njoftuar policine dhe kjo e fundit ka mundur te neutralizoje 50-vjeçarin dhe ta shoqeroje ate per ne komisariat.

Burime te Drejtorise se Policise se Qarkut Berat bejne me dije se Sinjari eshte administrator prane firmes “Insini Konstruksion”, firme kjo qe mbulon pastrimin e qytetit. Konflikti mes dy burrave ka lindur pas vendimit te Sinjarit per pushimin nga puna te gruas se 50-vjeçarit Muka. Gjate marrjes ne pyetje, ky i fundit ka deklaruar se donte te hakmerrej ndaj administratorit te firmes, pasi gruaja e tij ishte pushuar nga puna padrejtesisht.

Po sipas burimeve te policise, materialet e kesaj çeshtjeje i kaluan per hetime te metejshme prokurorise se rrethit ku 50-vjeçari do te perballet me akuzat e “vrasjes me paramendim te mbetur ne tentative” dhe “mbajtje pa leje te armeve luftarake”.

Top Channel