Kriza, dorezohet qeveria

22/09/2009 15:05

Qeveria shqiptare eshte dorezuar perballe krizes. Ministri i Financave ka kerkuar nga Komisioni i Ekonomise te miratoje uljen e nivelit te te ardhurave ne buxhet me rreth 10 miliard leke si pasoje e renies se te ardhurave ne dogana si dhe nderprerjen e  burimeve te financimit per disa projekte qe nuk jane tenderuar per t’u rialokuar ne projektet te tjera.

“Ulja ka ardhur kryesisht nga dogana per shkak te diferences se cmimeve, por edhe per shkak te nje renieje te rritjes se importit te mallrave. Kriza boterore e ka veshtiresuar poziten e Shqiperise edhe persa i perket borxhit te jashtem, qe si pasoje e zhvleresimit te lekut eshte rritur”, u shpreh Bode.

Ministri ka paralajmeruar edhe uljen e kerkeses nga qeveria per borxh nga tregu vendas, pasi sipas tij interesat e bonove te thesarit jane rritur.

“Ne mendojme qe te mbajme ate norme interesi, e cila ne nje kuptim te llogaritjeve tona financiare eshte e arsyeshme”, theksoi Bode.

Ndryshimet ne buxhet u miratuan sot ne komisionin e Ekonomise pa voten e opozites e cila nuk mori pjese. Te enjten pritet diskutimi ne parlament.

Top Channel