Virusi, numri me i larte i viktimave ne Britani

21/09/2009 13:05

Britania e Madhe vazhdon te mbaje vendin e pare te viktimave te shkaktuara nga virusi A/H1N1 ne Europe.

Ne vendin ishullor kane humbur jeten 78 persona nga 157 ne total, cka do te thote me shume se gjysma. Te dhenat jane deri ne daten 18 shtator dhe nuk perfshojne vdekjet e 3 diteve te fundit.

Ne Spanje numri i viktimave eshte 32, ne France 5, dhe me pas vijne Holanda me 4, Malta, Norvegjia e Greqia me nga 3, ndersa Belgjika, Hungaria, Luksenburgu dhe Italia me nga nje viktime.

Top Channel