Beograd, neser vendimi per procesin “Bytyci”

21/09/2009 15:55

Gjykata per krimet e luftes ne Beograd do te jape neser vendimin per dy shtetasit serbe te perfshire ne vrasjen e vellezerve shqiptare Bytyci.

Sipas informacioneve te fundit, Sreten Popovic dhe Millosh Stojanovic akuzohen se kane kontribuar ne vrasjen e vellezerve shqiptare me shtetesi amerikane ne vitin 1999.

Dy serbet, pasi i kishin kapur vellezerit shqiptare ua dorezuan ata disa punonjesve te Ministrise se Brendshme, te cilet me 9 korrik i ekzekutuan.

Vellezerit Bytyci ishin kthyer nga Amerika per te marre pjese ne luften ne Kosove, kufomat e tyre u gjeten dy vjet pas vrasjes ne Petrovo Sello.

Top Channel